11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Elbasan – Finalizohet operacioni “Shënkolli”: Arrestohet 30-vjeçari që vodhi automjetin nga një lokal

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Shënkolli”, duke çuar në pranga një 30-vjeçar me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Shtetasi M. K., banues në fshatin Shushicë, u identifikua dhe u arrestua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas një hetimi të shpejtë dhe profesional.

Ngjarja ndodhi në lagjen Shënkoll, ku gjatë natës së 16 majit 2025, i riu dyshohet se ka vjedhur çelësat e një automjeti brenda një lokali dhe më pas është larguar me mjetin në pronësi të shtetasit A. Sh.. Për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, autori ka braktisur automjetin, të cilin po e drejtonte pa leje drejtimi.

Falë veprimeve të menjëhershme hetimore dhe inteligjencës policore, 30-vjeçari është lokalizuar dhe kapur nga uniformat blu, ndërsa ndaj tij tashmë janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Policia e Elbasanit siguron qytetarët se është e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për ndëshkimin e çdo akti kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...