11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Elmir Tufa mohon autorësinë në gjyqin për vrasjen e Shkelzen Kastratit në Fier

Dëshmia e 31-vjeçarit Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkelzen Kastratit, është bërë e qartë në gjyq. Ngjarja kriminale ndodhi dy vite më parë në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Në seancën gjyqësore të sotme, Tufa, i cili është nën masën e arrestit me burg, mohoi se është autor i vrasjes.

Gjatë seancës 31-vjeçari ka hedhur poshtë përfshirjen në vrasjen e biznesmenit në shkurt të vitit 2021, ku pretendon se atë ditë ka qenë në gjykatën e Krujës, në një masë sigurimi të një kushëriri të tij. Tufa dhe avokati i tij pretendojnë se për këtë kanë edhe prova filmike.

Mbrojtësi i personit nën hetim ka kërkuar një masë sigurimi më të butë, atë të ‘detyrimit për t’u paraqitur’ në policinë gjyqësore për të cilën Elmir Tufa ka thënë se është “Dakord me avokatin”.

Pasi dëgjuan palët, gjykata la në fuqi masën e arrestit në burg për Elmir Tufën, ku ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Për këtë vrasje 2 vite më parë u dyshuan si bashkëpunëtorë Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç. Prej autorëve të dyshuar është arrestuar dhe dënuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja. Biznesmeni Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, në lagjen Sheq në Fier. Ai ka qenë në lëvizje me makinë kur është qëlluar nga një person nga një makinë ‘Range Rover”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...