16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Elon Musk: Fronti në Ukrainë do të kolapsohej pa Starlink

Elon Musk ka deklaruar se nëse do të ndërpriste shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë, i gjithë fronti i luftës do të kolapsonte.

Në një postim në X, ai tha se Starlink është “shtylla kurrizore e ushtrisë ukrainase”, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka ky sistem në komunikimet ushtarake të Kievit.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 42,000 terminale Starlink janë në përdorim nga ushtria, spitalet, bizneset dhe organizatat e ndihmës humanitare në Ukrainë.

Në shkurt, një burim i njohur për çështjen i tha Reuters se negociatorët amerikanë, që po diskutojnë për aksesin e SHBA në mineralet kritike të Ukrainës, kanë përmendur mundësinë e ndalimit të aksesit të Ukrainës në këtë shërbim.

Ndërkohë, Polonia, e cila financon përdorimin e Starlink për Ukrainën, ka paralajmëruar se mund të kërkojë një alternativë nëse kompania e Musk-it nuk shihet si një partner i besueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...