16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Elseid Hysaj shfaqet gjatë pjesës së parë ,largohet i dëmtuar nga fusha

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, pati një paraqitje të rëndësishme me Lazion në ndeshjen ndaj Cagliarit, ku dhuroi një asist për golin e avantazhit. Megjithatë, festa e tij nuk zgjati shumë, pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë.

Titullar në këtë sfidë, Hysaj asistoi në minutat e fundit të pjesës së parë për Zaccagnin, i cili realizoi për 1-0. Por në fraksionin e dytë, pas një ndalimi të topit, mbrojtësi shqiptar ndjeu shqetësime dhe kërkoi menjëherë ndihmën e stafit mjekësor.

Mjekët e Lazios e ndihmuan të dilte nga fusha dhe i vendosën një fasho mbrojtëse, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen e tij fizike. Ende nuk ka një vlerësim zyrtar mbi shkallën e dëmtimit, por ai rrezikon të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Lazios në Serie A dhe Ligën e Europës.

Kjo është një goditje për Hysajn, i cili sapo kishte rifituar besimin e klubit dhe po rikthehej si një element kyç në formacionin bardhekaltër. Mbetet për t’u parë se sa serioz do të jetë ky dëmtim dhe sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...