16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Emërohet Prefekti i Ri i Qarkut të Kukësit pas pezullimit të detyrës së Gjanës nga SPAK

Mjeku radiolog Agron Geca është emëruar si prefekt i ri i Qarkut të Kukësit, duke zëvendësuar Granit Gjanën, i cili u pezullua nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Geca, i prezantuar nga deputeti Pandeli Majko, do të marrë detyrën e prefektit pas shkarkimit të Gjanës, të cilin SPAK e akuzoi për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Ky është një ndryshim i tretë i këtij viti në postin e prefektit për Qarkun e Kukësit.

Brenda këtij viti në prefekturën e Kukësit janë emëruar 3 titullarë Albert Halilaj, aktualisht kryetar bashkie i Kukësit, Granit Gjana dhe i emëruari aktual Agron Geca.

SPAK njoftoi më 6 dhjetor se ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, dhe nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Granit Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...