19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Emigrantët ilegalë s’do deportohen”/ PD: “Rama përgjegjës për shpopullimin e vendit, e ka bërë të pamundur jetesën në Shqipëri”

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për shpopullimin e vendit, edhe pas vendimit të fundit nga Ministria e Brendshme britanike, e cila u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar mes dy shteteve që parashikonte deportimin e shqiptarëve që shkonin ilegalisht në Britani.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të shpopullimit të vendit. Gjata theksoi se largimi i shqiptarëve nga vendi është në nivele alarmante dhe se kjo vjen për shkak se kryeministri Rama e ka bërë të pamundur jetesën në vend.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata

Për shumë shqiptarë, vendi i tyre nuk është i sigurt për të jetuar. Mbi këtë përfundim Ministria e Brendshme britanike ka vendosur të rrëzojë një vendim të mëparshëm, sipas të cilit emigrantët shqiptarë që zbarkonin në ishujt britanikë do të deportoheshin.

Media britanike e quan një kthesë të fortë vendimin e Home Office i cili merrej në kundërshtim me një marrëveshje të para disa muajve të ministrit të Brendshëm shqiptar Çuçi dhe asaj britanike Priti Patel.

Sipas atij pakti emigrantët ilegalë shqiptarë do të deportoheshin, fillimisht në Ruanda, dhe më pas ktheheshin në Shqipëri.

Shtypi britanik i ka bërë jehonë para disa javësh një studimi të Home Office sipas të cilit 6 në 10 emigrantë që kalonin kanalin e La Manshit me varka dhe gomone ishin shqiptarë.

Këto shifra alarmante, që janë pjesë e shpopullimit dramatik të vendit, si edhe vendimi i Home Office për t’i konsideruar si të ardhur nga një vend i pasigurt emigrantët shqiptarë, është një tjetër sinjal që bota i jep Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Partia Demokratike e ka përsëritur dhe rithekson vazhdimisht alarmin e shpopullimit, i cili nuk vjen për arsyen që thotë Rama, sipas të cilit njerëzit ikin se u pëlqen, por sepse jetesa në vendin e tyre u bëhet e pamundur.

Partia Demokratike e sheh me keqardhje teatrin absurd të Ramës dhe sejmenëve të tij, që këndojnë për një Shqipëri “që hedh valle të lumtur në gojën e ujkut dashakeq”, ndërkohë që shifrat, raportet, studimet, artikujt e shumtë dëshmojnë për një Shqipëri që braktiset, shpopullohet, lihet pas, sepse kushtet, siguria, ekonomia, nuk premtojnë për sot dhe as për nesër.

Nën qeverinë e Edi Ramës shqiptarët marrin detrat e trazuar të veriut të Europës, kamionët e pasigurt të rrugëve të Francës, kampet e azilantëve në Gjermani, sepse duan t’i largohen një Shqipërie që është rrezikshme për shumicën dhe Eldorado e shfrenuar për një grusht grabitësish.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...