10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Emocione në Champions League: Atletico dhe Barcelona shënojnë fitore dramatike në raundin e parë të çerekfinaleve

Champions League solli dy ndeshje të mahnitshme në raundin e parë të çerekfinaleve, ku Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Dortmundit në Madrid, ndërsa Barcelona u mposht 3-2 PSG në Paris. Emocionet nuk munguan, ndërsa skuadrat e vlerësuan përmbysjet e tyre. Tani, vëmendja përqendrohet te ndeshjet e kthimit më 16 prill, ku dy skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale do të përcaktohen.

Atletico Madrid 2-1 Dortmund/ Djemtë e Diego Simeones hedhin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt kalimit të fazës çerekfinale, teksa përfituan nga gabimet e gjermanëve për të fituar 2-1 në “Metropolitano”. De Paul në minutën e katërt dhe Lino në të 32′ shënuan për vendasit. Gjermanët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe shkurtuan me Haller në të 81 minutë, gol me peshë ky në ndeshjen e kthimit në “Iduna Park”.

PSG 2-3 Barcelona/ Dramë dhe emocione në “Parkun e Princave”. Vendasit e Luis Enriques humbën 2-3 ndaj Barcelonës, në duelin me përmbysje dhe ripërmbysje. Raphinha shënoi pas 37 minutave lojë për katalanasit, për ta mbyllur në epërsi pjesën e parë.

Me fillimin e fraksionit të dytë PSG gjeti avantazhin me golat e Dembele dhe Vitinha në minutat 48-të dhe 51. Barcelona më pas u zgjua dhe gjeti barazimin sërish me Raphinhan në të 62 minutë. Braziliani gjeti dy golat e parë në karrierë në Champions League, teksa Christensen i futur dy minuta më parë shënoi golin e tretë për Barçën në të 77 minutë. Kështu, nxënësi Xavi mposhti mësuesin Luis Enrique. Gjithçka për kalimin më tej do vendoset më 16 prill.
Champions League – faza çerekfinale, ndeshjet e para:

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...