18 punonjësit e burgjeve të arrestuar ditën e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i burgjeve me kërkesa nga Prokuroria e Tiranës. Kallëzimi i bërë nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, konstatonte në akuzat për korrupsion.
Në total janë konstatuar 55 shkelje ku përfshihen favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.
Në dosje vërehet se janë konstatuar plot 19 raste ku të dënuarit vlerësoheshin në mënyrë të rreme sa i takon sjelljes së mirë në burg. 6 raste ku janë paraqitur fakte të rreme për lirim me kusht ndërsa ndaj 28 të dënuarve ishin dhënë ditë pune fiktive në burgun e Fierit.
“Në funksion të verifikimeve të kryera në funksion të të dhënave të administruara nga grupi i policise gjyqësorë i deleguar, u konstatuan problematika të cilat kanë karakter dhe plotësojnë elementët e veprave penale, të cilat përmenden konkretisht; 19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë. Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike)”, thuhet në dosje.
EMRAT:
1. Gerard Nonaj me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në burgun e Fier. Akuzohet për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”. Nonaj ka falsifikuar formularët për të dënuarit, ku rreth 41 prej tyre kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të padrejtë.
2. Ervis Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”. 21 të dënuar kanë përfituar ulje dënimi nga falsifikimi i dokumenteve nga Alliaj.
3. Bashkim Meçi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”. 21 të dënuar kanë përfituar ulje dënimi nga falsifikimi i dokumenteve nga Meçi.
4. Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”. Isufaj në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në burgun Fier, kanë pasqyruar të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste.
5. Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).
6. Dorjan Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste).
7. Arbëri Gjermeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).
8. Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste).
9. Florida Mata, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. (Në cilësinë e shefes së financës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qirasë me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontratë me subjektin tregtarë në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).
10. Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste).
11. Neritan Mataj me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste).
12. Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).
13. Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 1 rast).
14. Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të një të dënuar dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 10 raste).
15. Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste).
16. Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 4 raste).
17. Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 3 raste).
18. Eduart Rrapaj, administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 dhe 25 i K.Penal.