13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ëngjëll Agaçi u mor në pyetje për Inceneratorët/ Berisha: Hyri dhe doli serbes nga ‘Skapi’ i partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi se kanë dorë drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve.

“Sot dua të denoncoj dhe një herë me forcën më të madhe parodinë që po ndodh me aferën e inceneratorëve. Ju e patë, njeriu absolutisht më përgjegjës për këtë aferë 420 mln hyri dhe doli serbes sikur të ishte në një kafene te skapi i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë, taksat e tyre u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Ramës dhe Agaçit. Engjëll Agaçi, taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm e vetëm që t’i thotë kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave se vendimet q ata firmosin përputhen apo nuk përputhen me ligjin. Engjëll Agaçi megjithëse Enti i Specializuar i Prokurimeve i drejtuar nga Eduard Ahmeti, i bëri shkresë se procedura e prokurimit është e paligjshme, është prokurim me negociatë të mbyllur, ai e radhiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm, i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet, shndërrohej në një letër pa vlerë. Kërkon të lajë duart si Pilati dhe thotë se tenderi e shpalli ministri. Kurse ky me vetëdije të plotë se procedura e tenderit ishte në kundërshtim me ligjin, pas Edi Ramës, fuirmosën disbursimin e parave vetëm se ata ndanin para me valixhe në këtë aferë monstroze.

Agaçi dhe vetëm Agaçi mund të realizojnë 17 procedura në 24 orë. Përveç Agaçit mund ta bënte kryeministri i vendit, askush tjetër në administratë. Nuk ka fuqinë ekzekutime askush tjetër për të urdhëruar të gjitha Agjencitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojnë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht. Disbursuan shuma disa milionëshe një kompanie të sapokrijuar që nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për të qenë e tillë. Kriteri i vetëm që plotësonte ishte se ishte një kompani falso e Ramës, Agaçit, Arben Hametajt dhe Erion Veliajt. Qytetaret presin të ngrihen dhe shumë shpejt po u prijë protestave të fuqishme. Nuk mund të tallen më me djersën dhe mundin e shqiptarëve. Ajo që ndodh ime Engjëll Agaçin ishte një parodi tallëse e partisë me qytetarët shqiptarë. Denoncoj dhe them se përgjegjës absolutë dhe të parët për aferën e djegësve janë vetëm 2. Edi Rama dhe Agaçi. Agaçi dhe Rama që firmos për xhepat e tij fap fap fap dhe paf paf paf. Që firmos ato që i stis Agaçi për të mbushur valixhet me euro.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...