24.6 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Eni Koçi rrëfen për herë të parë marrëdhënien me djalin e Genc Prelvukajt: “E kam si shok”

Historia e dashurisë mes Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt nisi krejt rastësisht, por u shndërrua në një lidhje të fortë që kulmoi me krijimin e një familjeje të bukur. Çifti është bekuar me një vajzë, Adean, ndërsa Genci ka edhe një djalë nga martesa e mëparshme, Gjinin.

Në një intervistë ekskluzive për “The Elite Way” në ATV, Eni Koçi ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Gjinin, duke e konsideruar atë si një shok të ngushtë.

Unë tani e konsideroj si shok sepse është rritur,” tha ajo, duke zbuluar një raport të ngushtë dhe të harmonishëm mes tyre. Madje, Eni pranoi me humor se shpesh janë “një grup kundër Gencit” në lojërat familjare.

Nga ana tjetër, edhe Genc Prelvukaj shprehu mirënjohjen për djalin e tij, duke e cilësuar atë si një person të matur dhe të përgjegjshëm. “Ai është edhe njëfarë investitori në qetësinë tonë, sepse është djalë i matur shumë, punon, është në fakultet. Unë e ngatërroj, them është djali im i vogël apo djali,” tha Genci me dashuri.

Familja e tyre vazhdon të jetë një shembull i harmonisë dhe dashurisë, duke dëshmuar se raportet e ndërtuara me mirëkuptim dhe respekt mund të sjellin lumturi dhe stabilitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...