0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Enxhi Nasufi Moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”: Eksperienca dhe sfidat e para

Këngëtarja Enxhi Nasufi ka ndarë eksperiencën dhe ndjenjat e saj si moderatore e “Big Brother VIP Fan Club” në një emision televiziv sot. Ajo ka rrëfyer se si ka filluar kjo aventurë dhe si e përjeton rolin e saj në këtë emision.

E pyetur nga moderatorët se si nisi e gjithë gjëja për Enxhin, ajo u përgjigj:

Kur m’u propozua isha shumë e lumtur. E kam manifestuar në kokën time pavarësisht se nuk e kam shprehur. Pasi më erdhi ftesa nuk e mendova dy herë por pranova menjëherë. Unë jam në ekran çdo mëngjes me “Ëake Up” por është sfiduese të mbash një emision të tërin vetëm, më pëlqejnë sfidat. Puntata e para ishte shumë mirë mendoj. Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për mua. Kam pafundësisht gjëra për të përjetuar dhe mësuar gjatë këtij rrugëtimi. Është format delikat, përfshihen emocione njerëzish që janë jashtë, familjare apo miq dhe në të gjithë këtë përfshirjen lehtësisht mund të gabosh. Siç ishte rasti me shoqen e Ledjonës e cila erdhi me një vendim gjykate, me një voice në telefon ku flitej për dhunë. Për mua si moderatore është thikë me dy presa. Duhet të jesh emocionale por jo edhe aq.

Si i ka marrëdhëniet Enxhi me dy opinionistët e “BBV Fan Club”, Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka?

“Më pëlqen sepse janë po aq sa të ndryshëm po aq edhe njësoj. Nuk ju shpëton gjë, janë pikantë, duhet të jenë në fakt sepse diskutohen gjëra të ndryshme. Kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Mendoj që edhe puntatat e tjera do të shkojnë edhe akoma më mirë”, tha Enxhi Nasufi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT