Prishtinë – Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Marshi synon të mbrojë drejtësinë e paanshme dhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përveç Istrefit, përkrahës janë edhe Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti dhe Driton Fazliu, të cilët kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen.
Sipas organizatorëve, mbështetja nga artistë dhe qytetarë nga të gjitha komunitetet i jep marshit një dimension shoqëror dhe kulturor, duke e shndërruar në një mobilizim gjithëpërfshirës për drejtësi dhe të vërtetën historike.






