13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Erdogan kërcënon grekët: Do ta pësoni si paraardhësit tuaj

Marrëdhëniet Greqi-Turqi janë tronditur muajin e fundit, si pasojë e shkeljeve ajrore dhe detare nga dy vendete sipas Athinës zyrtare dhe Ankarasë.

Kohët e fundit zyrtar turk dhe grekë kanë dalë në media, duke kritikuar politikat e njëri tjetrit.

Situata u tensionua akoma më shumë kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi SHBA-ve të mos i shesin Ankarasë avionë luftarakë.

Ditën e sotme presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin grek, se ky i fundit nuk ka respektuar marrëveshjet për të cilat dy vendet kanë rëndë dakord.

Erdogan tha se dy liderët kanë rënë dakord që mos bëjnë deklarata kundër njëri-tjetrit.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogani tha se historia do të përsëritet dhe se grekët do të pësojnë të njëjtat gjëra si paraardhësit e tyre 100 vite më parë.

“Unë ju prita dhe ju ofrova ushqim, ne ramë dakord të bisedonim pa palë të treta, por pas 15 ditësh ju shkuat në SHBA dhe folët kundër nesh dhe për avionët F-16. Kur para 100 vitesh paraardhësit tuaj shkuan ta bënin këtë, ju e dini se çfarë u ndodhi atyre, mos vuani të njëjtën gjë”, këto ishin fjalët e Rexhep Tajip Erdogan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...