5.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Erinda Ballanca emërohet në Bord të BE-së për të Drejtat Themelore pas përfundimit të mandatit si Avokate e Popullit

Menjëherë pas përfundimit të detyrës si Avokate e Popullit, Erinda Ballanca ka marrë një pozicion të ri me mandat afatgjatë në një strukturë të Bashkimit Europian.

Ministria e Drejtësisë ka caktuar Ballancën si anëtare vëzhguese në Bordin e Menaxhimit të Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA), ndërsa Gledis Gjipali është emëruar anëtar vëzhgues zëvendësues. Të dy do të ushtrojnë këtë funksion për një mandat pesëvjeçar, deri në vitin 2030.

Ky emërim pason përfundimin e mandatit të Ballancës si Avokate e Popullit, detyrë që ajo e mbajti për 5 vite të plota, me një shtesë prej 3 vitesh, duke tejkaluar afatin fillestar të parashikuar.

Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) ka për mision mbledhjen e të dhënave, hartimin e raporteve dhe dhënien e rekomandimeve mbi respektimin e të drejtave të njeriut në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe në disa raste në vendet kandidate. Roli i anëtarëve vëzhgues nga vendet joanëtare, si Shqipëria, është kryesisht konsultativ dhe monitorues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...