7.5 C
Tiranë
Friday, March 6, 2026
spot_img

Erion Braçe: “Mësimi me turne po penalizon fëmijët dhe prindërit”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e ndërtimit të shkollës “11 Janari” dhe zhvillimin e mësimit me turne. Gjatë një interpelance me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, Braçe deklaroi:

“Një muaj, 2 ditë dhe 2 orë për t’u kthyer në normalitet. Për çfarë, për 10 minuta. Pyetjet që kam paraqitur lidhen me shqetësimin qytetar. Kam prioritet ndërtimin e shkollës 11 Janari, ndërtimi i shkollës është e mirë publike, por shoqërohet edhe me shqetësime për fëmijët dhe prindërit e gjyshërit. Administrimi i kohës së ndërtimit të një shkolle mund të bëhet thjeshtë. Fëmijët kryejnë shkollën pasdite dhe ndryshojnë agjendën e dhe të prindërve që janë në punë.”

Nga ana e saj, ministrja Kumbaro sqaroi se ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar dhe aktualisht po bëhet mobilimi i saj me orendi dhe mjete didaktike, duke përgatitur ambientet për kthimin e nxënësve:

“Sot kemi një ndërtesë moderne me standarde bashkëkohore infrastrukturore, me kapacitete të zgjeruara për nxënësit, me klasa funksionale dhe hapësira të dedikuara për zhvillimin e lëndëve mësimore. Shkolla e re ‘Edith Durham’ ka 33 klasa mësimore, 10 laboratorë të specializuar, sallë multimediale, bibliotekë dhe palestër me sipërfaqe prej 405 m². Nxënësit po zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës ‘Emin Duraku’, vetëm 160 metra larg, duke mos u shkëputur nga zona e zakonshme,” tha ministrja.

Kumbaro theksoi gjithashtu se investimet në objektet arsimore mbeten prioritet kryesor dhe se vetëm në Tiranë janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 70 shkolla të reja me laboratorë, biblioteka, palestra dhe terrene sportive, duke garantuar kushte moderne për mijëra nxënës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Irani kreu një akt terrorist në Azerbajxhan”, denoncim nga Presidenti Aliyev

0
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka denoncuar një sulm të Iranit në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit, duke e cilësuar atë si një...

Arrestohet shqiptari i arratisur në Itali, kreu i një rrjeti të madh kokaine

0
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin e Ventimiglias në Itali, si pjesë e një operacioni të Guardia di Finanza që çoi në shkatërrimin...

“Cenon dinjitetin e gruas shqiptare” – Floriana Garo kritikon ashpër Taulant Ballën për ironinë...

0
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ashpër pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë” –...

0
Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie...

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë...

0
Aleanca LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, kanë dalë në mbrojtje të...