4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Erion Veliaj inkurajon qytetarët për regjistrim e plotë në Census: ‘Çdo derë duhet të jetë e Hapur!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inkurajoi qytetarët të regjistrohen në procesin e censusit në një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se identifikimi i popullsisë së Tiranës është një sfidë e rëndësishme për investimet e ardhshme. Veliaj gjithashtu prezantoi një numër telefoni për ata që nuk janë në shtëpi për të prenotuar takim për regjistrim.

“Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra. Afati që na dha qeveria, deri në 15 nëntor, është një ditar që duhet maksimizuar nga secili prej nesh. Për ata që nuk kanë rastisur në shtëpi, kemi një numër telefoni – 0800 22 44 – ku mund të prenotojnë takimin në kohën e lirë,”
tha Veliaj.

Ai theksoi rëndësinë e përdorimit të këtyre pak ditëve të mbetura për të siguruar një regjistrim sa më të plotë. Kryebashkiaku renditi disa zona në Tiranë që kanë zhvilluar dhe populluar shumë, duke përfshirë zonat si Njësia 7, Kashari, Astiri, Qyteti Studenti, Sauku, Farka, Bulevardi i Ri dhe zonat ku strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Kinostudio dhe Kombinat. Veliaj nënvizoi se çdo derë duhet të jetë e hapur për regjistrim dhe se sensi duhet të përfshijë çdo rezidencë në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...