11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Erion Veliaj para GJKKO-së, gjyqtari Erjon Bani vendos për masën e sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të dalë mëngjesin e sotëm para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. Seanca do të nisë në orën 08:30, ndërsa Veliaj u arrestua mesditën e së hënës me urdhër të SPAK.

Gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen është Erjon Bani, një emër i njohur në sistemin gjyqësor, i cili më herët ka shpallur të pafajshëm Veliajn në dy raste të ndryshme. Vendimet e mëparshme të Banit kanë ardhur pas padive të ngritura nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Arrestimi i Veliajt ka shkaktuar debate të forta politike, ndërsa pritet që vendimi i sotëm i GJKKO-së të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Përpara gjykatës janë mbledhur qindra mbështetës të Veliajt, ndërsa forcat e sigurisë vijojnë të monitorojnë situatën për të shmangur incidente të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...