Pas marrjes në pyetje për më shumë se shtatë orë, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu mbështetjen ndaj Altin Dumanit dhe SPAK duke nënvizuar se vetëm duke sqaruar gjërat dhe njerëzit mund të ecet përpara.
“Unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij ecni vetëm përpara. Vetëm duke i sqaruar gjërat dhe vetëm duke ecur përpara mund ta sqarojmë kombin. Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje. Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet”.
Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj sfidoi Sali Berishën dhe Ilir Metën që të zbresin nga dritarja dhe paraletet dhe shkojnë në SPAK. Veliaj tha se i gjithë llumi është mbledhur bashkë kundër punëve të mira që janë bërë në Tiranë nga kjo administratë.
“Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë Ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik. Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”, deklaroi Veliaj.
Në mbledhjen e Këshillit bashkiak u miratua me shumicë votash dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe emërtimi i një rruge në Tiranë me emrin e Remzi Hoxhës, biznesmenit të zhdukur në vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës.
Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe emërtimin e një rruge me emrin e Tomor Malasit, ish deputet i PD dhe ish kryetar bashkie i Tiranës në vitet 1991-’92. Po ashtu, u miratua shpërblimi financiar për klubin e futbollit Partizani, pas triumfit në kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2022-2023.
Këshilli bashkiak i Tiranës u mblodh pasditen e sotme online për shkak të përplasjeve fizike dhe molotovëve gjatë protestës së organizuar para bashkisë nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë ndërsa leja në polici ishte marrë nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk kurseu komentet për protestën dhe sulmet e Rithemelimit. “Jo vetëm që nuk dorëzohem, por do të punoj më fort”, tha Veliaj në përgjigje të protestave të Rithemelimit që udhëhiqen ngavajza e Berishës në arrest shtëpie.
“Ftesa ime për ta është: shkoni nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Ata nuk kanë asnjë ide për ta çuar vendin përpara. Ai që humbi me 60 mijë vota më keq se Lul Basha te bashkia e vogël ka qenë drejtor në këtë bashki. Ja ku jam sot, le të rrinë lepujt ditën e natën, nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Rusvelt thoshte, mos na gjykoni vetëm për punët që kemi bërë por edhe për armiqtë. Kemi sot një vlerësim spektakolar nga turizmi botëror. 365 ditë turizëm. Sot sheshi është plot me turistë. Ata nuk mbledhin dot më shumë se turistët… Sjellja e tyre kafshërore… unë jo vetëm që nuk dorëzohem por do punoj edhe më fort.”