10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Erisa Xhixho akuzon kryeministrin: “Zero ndihmë për studentët është prova se Edi Rama nuk ka prioritet rininë, por ka aferat korruptive dhe klientët e saj”

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho akuzon kryeministrin Edi Rama se në prioritetet e tij nuk është rinia, “por aferat korruptive dhe klientët e saj”.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho thekson se qeveria nuk ka parashikuar asnjë qindarkë ndihmë për studentët, në këtë periudhë krize nga rritja e çmimeve.

Postimi i plotë:

Zero ndihmë për studentët është prova se Edi Rama nuk ka prioritet rininë, por ka aferat korruptive dhe klientët e saj.

➡️Asnjë qindarkë nuk është parashikuar në paketën e masave për ta, ndërkohë që Kosova me një buxhet shumë më të vogël se Shqipëria i vjen në ndihmë çdo studenti me 100 euro në muaj.

➡️Qeveria Rama vazhdon pagesat për inceneratorët fantazmë dhe korruptiv, por nuk ka para për studentët, as sa për t’u rimbursuar koston mujore të lëvizjes me transportin urban.

Janë këta të rinj që injorohen ata që mbushin kamionët apo varkat e trafikanëtve të klandestinëve, janë këta të rinj që presin me durim në radhë dritën jeshile për të studiuar e ndërtuar një jetë të denjë jashtë Shqipërisë.
➡️Dhjetë mijë studentë zgjodhën sivjet t’u drejtohen universiteteve të huaja, sepse nuk besojne tek sistemi jone arsimor i deshtuar qe nuk garanton punesim te sigurt ..
Studentët kanë qenë gjithnjë të parët që kanë ditur t’i thonë mjaft keqqeverisjes.
Ne duhet të zgjedhim protestën e përballjen me këtë regjim dhe jo largimin, sepse në këtë vend duhet të vendosë Sovrani dhe jo qeveria më e korruptuar në Europë.
📍Të martën, më 13 shtator, ora 18.00 tek Inceneratori Tiranës të gjithë bashkë kundër kësaj qeverie!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...