20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Berisha flet për skandalin me rrugën Korçë- Kolonjë: “Vetëm Shqipëria ka manualin e korrupsionit dhe hajnisë, është larguar 27% e popullsisë”

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeminstrin Edi Rama për abuzim dhe shpërdorim të fondeve publike dhe për të ilustruar këtë ai solli në vëmendje rastin e rrugës Korçë- Kolonja e cila duhet të përfundonte në vitin 2016.

“Në qoftë se marrim këto 8 vite, krahasuar me 8 vitet e mëparshme, Shqipëria u rrit po të zbresim borxhet dhe diferencën në rritje 170 mld lekë më pak. Shqipëria në këto vite nga vendi me rrogat mesatare më të larta në rajon duke lënë mbrapa dhe Rumaninë dhe Bullgarinë është sot në vendin me rroga me të ulëta. Shqipëria që nga 2007 deri në 2014 pati rritje të përvitshme të popullatës ka humbur nga 2014 deri në 2021 me largim në hapësirën e BE-së, 774 417 qytetarë.

Rrallë mund të gjesh një vend në luftë civile që të ketë humbur 26-27 % të popullatës në një kohë të shkurtër si ne. Pa diskutim 80% e tyre të rinj.

Nuk ka vend, nuk di ndonjë vend nga ata që njoh unë që të kenë burime pasurore më të mëdha se Shqipëria, absolutisht. Por problemi është se këto burime pasurie nuk janë më një burim për banorët e saj, por një mallkim, se këto pasur natyrore shfrytëzohen sikur qeveria të ishte një qeveri kolonialiste dhe jo një qeveri e qytetarëve shqiptarë.

Pasqyra më e qartë është rruga Korçë-Kolonjë. Po ju jap për krahasim dy rrugë. Orikum-Sarandë, 80 km, dhe rrugën Korcë-Kolonjë 40 km.

Rruga Orikum-Sarandë, në terren shkëmbor u përfundua në 18 muaj. Rruga Korcë-Kolonjë është nisur në 2013, duhej përfunduar ne 2016, është shpall se përfundon në 2019 u shpall se do përfundojë në 2020 e me radhë.

Kjo sepse rrugën Orikum -Sarandë e ndërtoi ai që meritonte, e ratisi që ai që e meritonte ishte një ish ministër i Partisë së Punës që kishte një kompani ndërtimi serioze e vet ishte serioz në punën që bëntë. Rrugën Korcë-Kolojnë e mori në dorë ish deputeti i PS. E ky sapo erdhën socialistët në pushtet nuk bën gjë tjetër vetëm ndan para me ta, nëse loti i parë u prokurua me 17 mln euro, 17 km, 4 km loti i dytë me 20 milionë euro.
E vijon shtesa se vazhdon vjedhja. As nuk ka tunel as ura të zgjatura.

Përvec grabitjes që u bëhet pasurive kombëtare nga klientela e qeveria së bashku vidhen e shpërdorohen në mënyrë të tmerrshme fondet publike.

1 km rrugë me 22 milionë euro në fushë, një shkollë ndërtohet me 4 milionë euro. Ata që janë inxhinierë e dinë, në botë ka manuale ndërtimi, kanë kostot për të gjitha, për cdo vepër publike. Vetëm Shqipëria ka manualin e korrupsionit dhe hajnisë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...