13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Erisa Xhixho: Dhjetë Zona të Mbrojtura në rrezik nga qeveria për interesa klienteliste

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë (PL), Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për fatin e dhjetë zonave të mbrojtura, të cilat, sipas saj, janë në rrezik të kthehen në projekte ndërtimi në shërbim të interesave të një grupi klientësh të lidhur me qeverinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho ka denoncuar ligjin e miratuar në Kuvend për zonat e mbrojtura, duke e quajtur atë një akt të drejtuar nga interesat financiare dhe korruptive.

Lista e Zonave të Mbrojtura të Rrezikuara

Xhixho ka renditur dhjetë zona të mbrojtura që, sipas saj, janë në listën e qeverisë për t’u kthyer në kantiere ndërtimi. Këto zona përfshijnë:

1. Bredhi i Drenovës
2. Rrushkull
3. Bunë Velipojë
4. Pishë-Poro-Nartë
5. Liqeni i Pogradecit
6. Kuturman-Qafë Bush
7. Krastë
8. Guri i Nikës Valamarë
9. Bjeshkët e Oroshit
10.BishtKamëz

Ajo ka akuzuar qeverinë se ka miratuar ligjin “Për zonat e mbrojtura” me një urgjencë të pajustifikuar, vetëm për të fshehur mungesën e analizës dhe hapësirat e lëna për korrupsion. Sipas Xhixhos, ky ligj ka ulur shkallën e mbrojtjes për këto zona, duke i kthyer ato në terrene të gatshme për ndërtim, një vendim që, sipas saj, merret nga Komiteti Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRT), një organ politik nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Thirrja për Veprim Kundër Ligjit

Dhjetë zona të mbrojtura janë në listën e qeverisë për t’iu bërë dhuratë klientëve të saj. Falë ligjit “Për zonat e mbrojtura” që u kalua në Kuvend me forcën e kartonit, këto 10 zona janë gati për t’u vënë në shërbim të interesave financiare të një grupi njerëzish që ligjin e kanë bërë me porosi. 10 projekt-vendime që i hapin rrugën ndërtimit në zonat e mbrojtura janë hedhur për konsultim publik, falë një ligji të miratuar me një urgjencë të pajustifikuar, pikërisht për të fshehur mungesën e analizës dhe hapësirat e lëna për korrupsion. Ky ligj u kufizon këtyre zonave shkallën e mbrojtjes, duke i kthyer në kantiere ndërtimi për të cilat vendos KKRT, një organ politik që drejtohet dhe është në shërbim të kryeministrit Rama. Zonat e listuara për të kënaqur orekset e klientëve të qeverisë janë: 1-Bredhi i Drenovës. 2-Rrushkull. 3-Bunë Velipojë. 4-Pishë-Poro-Nartë. 5-Liqeni i Pogradecit. 6-Kuturman-Qafë Bush. 7- Krastë. 8-Guri i Nikës Valamarë. 9- Bjeshkët e Oroshit. 10-BishtKamëz. Ne do t’i bashkohemi çdo zëri kundër tjetërsimit të këtyre zonave gjatë fazës së konsultimit publik të projekt-vendimeve të veçanta. Ato janë produkt i një ligji antikushtetues dhe që nuk i mbron këto zona, të cilin bashkë me organizatat e shoqërisë civile e kemi kundërshtuar që në krye të herës. Vënia në zbatim e këtij ligji, duke anashkaluar thirrjen e BE-së për tërheqjen e tij, dhe hapja e rrugës për ndërtime në këto zona duhet të ndalet me çdo kusht. Për të ndaluar zbatimin e këtij ligji edhe në kosultimet me shoqërinë civile dhe opozitën, duhet të çojmë sa më parë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Ne do ta vazhdojmë betejën ligjore gjithashtu edhe protestën qytetare duke përdorur çdo mjet demokratik për të ndaluar këtë masakër mjedisore me pasoja shumë të mëdha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...