6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Erisa Xhixho: “Ilir Meta u arrestua me një urdhër të bazuar në ligj të shfuqizuar” – Deputetja e PL-së denoncon shkeljet sipas raporteve të Avokatit të Popullit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ngriti akuza të forta ndaj institucioneve të rendit dhe qeverisë, duke deklaruar se arrestimi i Ilir Metës është kryer në shkelje të rëndë të ligjit dhe të standardeve të të drejtave të njeriut.

Xhixho publikoi dy raporte të Avokatit të Popullit, të përgatitura sipas saj me ekspertizë profesionale, që trajtojnë mënyrën e ndalimit të ish-kreut të shtetit.

Deputetja theksoi se raporti i parë, i publikuar në gusht 2025, “zbulon shkelje flagrante procedurale që do të trondisnin çdo demokraci normale”.

Ajo renditi gjetjet kryesore të raportit:

1. Arrestim mbi bazën e një ligji të shfuqizuar

Sipas Xhixhos, Avokati i Popullit konstaton se urdhri për arrestimin e Metës ishte mbështetur në një ligj që nuk ishte më në fuqi, duke e bërë procedurën juridikisht të pavlefshme.

2. Përdorimi i forcave speciale në mënyrë të paligjshme

Ajo tha se Meta u rrëmbye nga Forca Speciale Operacionale, të cilat ligjërisht veprojnë vetëm ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas raportit, këta efektivë:
ishin të maskuar dhe pa shenja dalluese,
Perdoren automjete personale,
nuk mbanin kamera trupi,vendosen pranga në kundërshtim me ligjin dhe shkelën rregullat e përdorimit të uniformës dhe të maskave operative.

Xhixho shtoi se përdorimi i forcës është cilësuar si “i papërputhshëm me dinjitetin njerëzor, joproporcional dhe në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

3. Mungesa totale e dokumentacionit

Deputetja theksoi se sipas raportit, policia nuk ka mbajtur asnjë dokument zyrtar për shoqërimin, çka është “shkelje tronditëse e çdo procedure policore”.

4. Cënim të të drejtave të personit të ndaluar

Meta, sipas raportit:
nuk u informua për të drejtat e tij,nuk pati mundësi të fliste me avokat,nuk u njoh me urdhërin e prokurorit apo vendimin gjyqësor,
Dhe u mbajt për më shumë se 3 orë pa asnjë sqarim ligjor.

Xhixho: “E gjithë operacioni u inskenua politikisht”

Deputetja akuzoi kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm dhe drejtues të Policisë së Shtetit se kanë inskenuar gjithë ngjarjen “me regji televizive në kohë reale”, duke e cilësuar arrestimin si akt hakmarrës politik.

“Forcat operacionale që duhet të luftonin krimin, u kthyen vetë në grup kriminal në shërbim të pushtetit,” deklaroi Xhixho.

Përfundimi i raportit sipas Xhixhos

Avokati i Popullit, sipas saj, arrin në konkluzionin se trajtimi i Metës ka qenë:
në kundërshtim me standardet e dinjitetit njerëzor,degradues sipas jurisprudencës së Gjykatës Europian e të të Drejtave të Njeriut dhe se Meta ishte i paarmatosur, pa rrezikshmëri shoqërore dhe kishte bashkëpunuar me prokurorinë.

Në mbyllje të fjalës, Xhixho tha:

“Mënyra sesi u trajtua zoti Meta tregon se ky nuk është shtet i së drejtës, por një shtet bandash.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...