32.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Erisa Xhixho: Më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të zgjedhin një të ardhme më të mirë

 

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë ditë si një mundësi për qytetarët shqiptarë që t’i japin një drejtim të ri vendit, duke mbështetur Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

“5 prioritete për 4 milion shqiptarë”

Xhixho prezantoi programin “5 prioritete për 4 milion shqiptarë”, si pjesë e programit të opozitës, i cili synon:

✅ Strehim për familjet e reja

•Ndjekja e modelit hungarez për krijimin e një fondi banesash për çiftet e reja, përmes blerjes së banesave të pashitura.

•Kredi për blerje shtëpie me interesa të subvencionuara.

•Zbritje e kredisë:

•3,000 euro për fëmijën e parë

•6,000 euro për fëmijën e dytë

•10,000 euro për fëmijën e tretë

✅ Lehtësime ekonomike

•Rimbursim 5% për shpenzimet në ushqimet bazë.

•Dyfishim i pagave dhe pensioneve, me synimin për t’i çuar në mesataren e rajonit, bazuar në rritjen reale ekonomike.

✅ Investime në arsim

•Rritje e buxhetit për arsimin, duke arritur 5% të PBB-së, në krahasim me nivelin aktual, që sipas saj është më i ulëti në rajon.

•Mbështetje për kërkimin shkencor dhe përmirësim të cilësisë së arsimit.

“Më 11 maj votojmë ndryshimin”

Xhixho ftoi qytetarët të mbështesin Aleancën për Shqipërinë Madhështore, duke votuar numrin 1 në fletën e votimit, për të sjellë ndryshimin dhe për të ndëshkuar me votë ata që nuk mbajtën premtimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...