Tiranë – Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka dorëzuar ankimim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë ndaj vendimit të dhënë më 9 shkurt, ku atij iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.
Vendimi ishte marrë në mungesë, ndërsa Veliaj u ndalua më 12 shkurt brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës nga Policia e Shtetit dhe BKH, për t’u shoqëruar më pas drejt ambienteve të sigurisë.
Mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë dhe pranojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.






