20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Ervin Karamuço: Pritet arrestimi i një deputeti, blloku i korrupsionit ka mbërritur në SPAK

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka hedhur një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, duke zbuluar se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë pritet të përballet me masa konkrete nga SPAK.

Sipas tij, organi i posaçëm i drejtësisë po heton mbi një bllok shënimesh, ku janë regjistruar në detaje ndarjet e parave të korrupsionit. Ky bllok, që sipas Karamuços ka një “vlerë të jashtëzakonshme hetimore”, është dorëzuar në SPAK nga një zonjë, e cila ka sjellë edhe informacione plotësuese.

Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë bllok janë shënime ku deputeti ka caktuar persona të tjerë që të mbajnë evidencë se si ndahen paratë e korrupsionit, të cilat janë ngurtësuar në disa banesa në periferi të Tiranës”, tha Karamuço.

Eksperti shtoi se për momentin nuk mund të zbulojë as emrin e ligjvënësit dhe as forcën politike ku ai bën pjesë, por sipas tij, shumat e përmendura janë të konsiderueshme dhe të lidhura me prona e pasuri të fshehura.

Deklarata e Karamuços vjen në një moment kur SPAK ka rritur intensitetin e hetimeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, duke e bërë publikun të presë me interes se kush do të jetë deputeti që mund të përfundojë nën prangat e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...