19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Kam frikë se Diddy do të hakmerret ndaj meje dhe familjes sime” – Cassie Ventura para vendimit të dënimit

Këngëtarja Casandra “Cassie” Ventura ka bërë publik një letër ku shpreh frikën se reperi Sean “Diddy” Combs mund të hakmerret ndaj saj dhe familjes së saj, pak ditë para shpalljes së vendimit të dënimit.

Në letrën e saj drejtuar gjykatës Arun Subramanian, Ventura kërkon që dënimi të pasqyrojë “realitetin e provave dhe përvojën time të jetuar si viktimë”. Ajo përshkruan makthet, kujtimet e dhimbshme dhe kujdesin psikologjik të vazhdueshëm që merr për të përballuar abuzimin gjatë lidhjes 11-vjeçare me reperin.

“Kam ende makthe e kujtime vazhdimisht, çdo ditë dhe vazhdoj të marr kujdes psikologjik për të kaluar të shkuarën time,” shkroi ajo, duke iu referuar abuzimit që përjetoi.

“Shqetësimi se Sean Combs ose bashkëpunëtorët e tij do të hakmerren ndaj meje dhe familjes sime është realiteti im. Në të vërtetë e kam zhvendosur familjen nga Nju-Jorku dhe po qëndroj sa më private dhe e heshtur që mundem sepse kam frikë që nëse ai lirohet, veprimi i tij i parë do të jetë hakmarrja ndaj meje dhe të tjerëve që rrëfyen abuzimin në gjyq,” shtoi Ventura.

Ajo rikujtoi abuzimin dhe marrëdhëniet “e detyruara” seksuale gjatë lidhjes që zgjati nga viti 2007-2018:

“Gjatë pothuajse 11 viteve që ishim bashkë, Sean Combs më godiste, grushtonte, shkelte në fytyrë, më shkulte flokët, më hidhte në tokë dhe në mur. Juria pa fotot e mavijosjeve në shpinën time nga goditjet e Combs dhe çarjen e thellë mbi sy që më shkaktoi kur më përplasi në kokën e shtratit.
E gjithë salla pa regjistrime të Combs duke më goditur e rrahur ndërsa përpiqesha t’ia mbathja nga një festë seksi në 2016-ën. Njerëzit e kanë parë këtë video dhjetëra herë, kanë parë trupin tim të hidhet në tokë, duart e mia mbi kokë, e mbledhur në një pozicion fetusi që të mbrohesha nga goditjet e tmerrshme.”

Ventura tregoi gjithashtu për përdorimin e drogës për të përballuar aktet e tmerrshme seksuale:

“Përdorja drogë për të vazhduar aktet e tmerrshme seksuale që ai kërkonte dhe për të mirë veten ndaj dhimbjes fizike dhe turbullimit emocional.”

Ajo kundërshtoi përpjekjet e avokatëve mbrojtës për të paraqitur lidhjen si një histori dashurie moderne:

“Teksa avokatët mbrojtës në gjykatë thanë se lidhja ime me Combs ishte e ngjashme me një ‘histori të madhe dashurie moderne’, asgjë s’mund të ishte më larg së vërtetës. Asgjë rreth kësaj historie s’është e mrekullueshme, e madhe apo me dashuri, ishte një dekadë e tmerrshme e jetës sime e njollosur nga abuzimi, dhuna, seksi i detyruar dhe degradimi.”

Ajo përmendi edhe tentativat e vetëvrasjes, por theksoi se “ndërhyrja e familjes dhe terapia” e ndihmuan të hiqte dorë. Në fund, ajo kërkon që vendimi të marrë parasysh jetët e shumta që Sean Combs ka dëmtuar me abuzimin dhe kontrollin e tij:

“Në fund, kërkoj që vendimi të konsiderojë jetët e shumta që Sean Combs u ka dhënë fund me abuzimin dhe kontrollin e tij.”

Sean “Diddy” Combs është shpallur fajtor për dy akuza prostitucioni, secila parashikon 10 vjet burg, ndërsa prokurorët rekomandojnë 11 vite, kurse mbrojtja kërkon jo më shumë se 14 muaj. Ai ka tentuar dy herë lirinë me kusht në këmbim të 50 milionë dollarëve, por kërkesat e tij janë refuzuar. Vendimi për dënimin do të jepet më 3 tetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...