6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ervin Salianji: Atentati në Rinas tregon kontrollin e bandave mbi territorin dhe paaftësinë e shtetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas atentatit pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së që e shoqëronte.

Salianji e ka cilësuar ngjarjen si alarmante, duke theksuar se zonat që duhet të jenë të sigurta, si aeroporti, janë nën kontrollin e bandave kriminale. Sipas tij, krimi ka informacion të saktë mbi lëvizjet e kujtdo dhe mund të vendosë se kë të eliminojë.

“Vrasja e sotme në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit”, shkruan Salianji.

Ai shton se situata aktuale ka kthyer qytetarët në të pambrojtur: “Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po. Frika dhe kërcënimi i bandave, që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjetër është terrori që çdo person që kalon aty mund të goditet nga plumbat.”

Reagimi i ish-deputetit nxjerr në pah shqetësimin për sigurinë e qytetarëve dhe për mënyrën se si krimi i organizuar po vepron në zonat që duhet të jenë nën mbrojtje maksimale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...