Ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në Durrës, ku theksoi rëndësinë e çdo diskutimi dhe çdo kontributi për partinë.
“Ky është një moment i rëndësishëm, ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD,” tha Salianji, duke shtuar se demokratët dhe qytetarët po thërrasin për përgjegjësi dhe ndryshim.
Ai nënvizoi se PD duhet të përgatitet për udhëheqjen e ndryshimit, duke nisur nga energjia dhe përkushtimi i anëtarëve në sallë, pavarësisht pengesave që ata kanë përjetuar.
“Thirrjet e qytetarëve janë dhimbje që duhet të rëndojnë mbi përgjegjësinë e çdo politikani në PD, i votuar apo jo,” tha Salianji, duke theksuar se përgjigja e partisë duhet të jetë e qartë.






