12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Escobar viziton të hënën Prishtinën, takim me Albin Kurtin për çështjen Kosovë-Serbi

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Escobar, vjen menjëherë pas asaj të të dërguarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë dhe Beograd, ku takoi krerët e të dy shteteve.
Lajçak tha se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka deklaruar se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Në samitin europian të mbajtur një ditë më parë në Tiranë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, konfirmoi se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri franko-gjerman në tavolinën e dialogut dhe u ka bërë thirrje palëve që të angazhohen maksimalisht, pasi kjo është një mundësi e madhe për ta.

Tensionet përfshinë pasditen e së martës Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok të Kosovës me shpërthime, të shtëna me armë zjarri dhe sirena alarmi, por fatmirësisht pa të lënduar. Sipas Policisë, kjo ndodhi për të penguar punën e zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që po organizonin votimin e 18 dhjetorit për zëvendësimin e kryekomunarëve në komunat me shumicë serbe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...