8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Është ‘all in’, sikur nuk ka asgjë për të humbur”/ Zhaklin Lekatari flet pa filtra për banorët e BBVIP

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë.

Sigurisht, rreth qëndrimeve të tyee ka reagime pro dhe kundër. Por, çfarë mendon Zhaklina për secilin prej banorëve?

Ka shumë banorë që më pëlqejnë. Një pjesë të mirë të tyre i njoh edhe që nga jashtë. Kejvina më pëlqente. Kur hyri mendoja se do tregonte një anë tjetër të sajën. Olta ka një protagonizëm që njerëzit i bezdis, por mua nuk më bezdis protagonizmi i saj. Është më shumë teatrale, nuk e shoh Oltën si një njeri të ligë. Efin e shoh emotive dhe lozonjare. Tea është një vajzë inteligjente, por në zhvillim e sipër. Nita dhe Diola më pëlqejnë shumë, do doja të ishin më aktive. Por më duken vajza shumë stabile. Bjordi është i ëmbël dhe i zgjuar. Mendoj se mund të arrijë deri në finale me atë qetësinë e vet. Maestro është një thashethemexhi i lezetshëm. Por ka atë stilin e vetë, është i këndshëm. Amosi ndonjëherë më pëlqen me logjikën e vetë, ndonjëherë më duket sikur ka diçka që e pengon dhe nuk e lë të jetë plotësisht vetja. Dea është një vajzë atipike me një humor atipik, por aty më duket gjithmonë në mbrojtje. Kristi më pëlqen por besoj se do ishte më i lirë nëse Roberti s’do ishte brenda kokës së tij me ato këshillat e veta. Luizi e luan shumë mirë lojën e “Big Brother” dhe besoj se në krahasim me të tjerët ai ka pasur një jetë shumë më të vështirë dhe halle. Dhe ato gjërat që ndodhin aty brenda i duken lojë. Dhe nuk merr asgjë seriozisht. Madje qesh me reagimet e tepërta. Është “all in”, sikur nuk ka asgjë për të humbur. Kiara nuk më duket naive, përkundrazi më duket inteligjente.”- tha Zhaku në një intervistë për TAR.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...