11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Është domosdoshmëri që ti japim partisë në nivele drejtuese një profil të ri politik, që na siguron që partia ka zë në territor”,Rama në asamble

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së ka pranuar se brenda kësaj force politike, ka grupime që përplasen për zgjedhjet e krerëvetë PS-së në degë. Rama kërkoi që procesi i zgjedhjeve në bazë, të jetë sa më real, pasi vetëm kjo do të garantojë vazhdimësinë e PS-së si forcë qeverisëse.

Edi Rama: Kjo është një zgjedhje me rëndësi të madhe, jo vetëm për zgjedhjet vendore të ardhshme, të cilave do tiu kushtojmë vëmendjen gjatë gjithë pjesës së dytë të këtij viti. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme për vitet që do të vijnë, është domosdoshmëri që ti japim partisë në nivele drejtuese një profil të ri politik, që na siguron që partia ka zë në territor, ku kryetarët e partisë nuk janë as hije të kryetarit të bashkisë, dhe as konkurent të tyre, dhe as zyrtarë që merren me punësime.

Duhet të jenë njerëz që çojnë zërin e PS në territor, organizojnë komunikimin e partisë në të gjithë territorin, dhe të dinë që komunikojnë me njerëzit, që janë shtrati i ri politik i PS-së së nesërme. Procesi do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe real, do të shmanget çdolloj formalizmi, për këtë arsye duhet që të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë, që janë rezultat i konflikteve, apo përplasjes për të ndryshuar ekuilibrat e forcave, të grupeve të ndryshme.

Të gjitha këto mund të jenë të natyrshme, por ne na duhen njerëz që të sigurojnë vazhdimësinë e PS-së si forcë qeverisëse. Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet, edhe pse rezistenca e brendshme për këtë vijon.

Ne na duhet një PS që na përfaqëson në territor me dinjitet dhe ashtu si duhet me njerëzit, pa harruar që anëtarësia reale është 60-70 mijë, ndërkohë që votuesit tanë janë më shumë se 700 mijë. PS në territor duhet të jetë partia e votuesve tanë, dhe largqoftë të përfundojmë si kundërshtarët tanë.

Në fjalën e tij në asamble, Rama foli dhe për rrjetin e organizatave rinore dhe të koordinatorëve, që sipas tij do ti japin partisë një fuqi të re, edhe në aspektin organizativ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...