16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Eshtë një lloj eurodeputet” Analisti komenton shtyrjen e vendimit për mandatin e Fredi Belerit në Himarë

Në një emision televiziv, analisti Mentor Nazarko komentoi vendimin e shtyrjes së vendimit të Qendrës së Zgjedhjeve në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Nazarko tha se Qendrës së Zgjedhjeve i është kërkuar të aplikojë standarde më tolerante për shkak të ndjeshmërisë së lartë ndërkombëtare të rastit të tij. Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo nuk do të ndryshonte vendimin përfundimtar, sipas të cilit Beleri nuk mund të ushtrojë mandatin e tij si kryebashkiak, duke detyruar organizimin e zgjedhjeve të reja në Himarë.

Më tej shtoi se kjo nuk sjell ndonjë ndryshim në atë që është “fati i parashikuar i tij”.

“Mund të them nga këndvështrimi Kushtetues, që më pas na çon në një interpretim tjetër që lidhet me statusin e Belerit sot që është një lloj eurodeputet, duhet të shikohet me një vëmendje më të posaçme. Ligji i dekriminalizimit është një ligj që cënon të drejtën kushtetuese të individit për t’u zgjedhur, pra ai është një figurë e zgjedhur dhe në emër të një interesi publik opozita ka imponuar një standard të ri që është quajtur i arsyeshëm edhe nga gjykata e Këshillit të Evropës, gjykata e Strasburgut. Pra kemi funksionimin e ligjit të dekriminalizimit të një rasti special siç është figura e Fredi Belerit. Që është një figurë me dy shtetësi. Pikërisht pse lidhet çështje e tij me një të drejtë Kushtetuese, KQZ edhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë ndërkombëtare që ka marrë gjykimi i tij, ka vendosur të aplikojë standarde më tolerante, por kjo nuk mendoj që sjell ndonjë modifikim në atë që është fati i parashikuar i tij që është vendimi përfundimtar që nuk mund ta ushtrojë mandatin e tij dhe për pasojë në Himarë do të duhet të ketë zgjedhje”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...