8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Është shtuar aktiviteti i drogës”/ Arben Kraja: “Krimi shqiptar i shtrirë nga Amerika e Jugut deri në Dubai”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka deklaruar sot se krimi shqiptar është i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai. Deklarata e Krajës u bë në simpoziumin e organizuar për 30-vjetorin e marrëdhënieve të prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane.

Kreu i SPAK tha se me Italinë janë 18 skuadra të përbashkëta hetimore. Sipas tij, grupet kriminale shqiptare, i ka cilësuar “të egra”, ndërsa u shpreh se është shtuar aktiviteti i drogës.

“Gjithmonë e më shumë krimi i organizuiar shqiptar po rrit aktivitetin e tij, po ndryshon përmbajtje e formë duke u përshtatur me mbijetesën për të eleminuar grupet e tjera e për të kapur tregjet. Karakteristikat e tij janë të vecanta nga disa pikëpamje.

Nga pikëpamja e shtrirjes gjithnjë e më shumë shohim grupe që shtrijnë aktivitetin duke nisur nga vendet e origjinës të Amerikës së Jugut ku fillon transporti i drogave të forta, në vende tranzit, në vende ku konsumohet në vendet e mëdha të BE por dhe në vende të tjera i është Dubai, për shumë arsye.

Një shtrirje e tillë tregon jo vetëm rrezikshmërinë por dhe forcën e aktivitetit kriminal. Tregues tjetër është egërsia e pasojave që sjellin. Shohim përditë vrasje të ndodhura në gjithë këto zona që përmenda qoftë të shtetasve shqiptarë por dhe të shtetasve të huaj.

Shohim gjithnjë e më shumë përdorimin e teknologjive të fundit digjitale për nevoja të aktivitetit kriminal, telefona të enkriptuar, rrjete të enkriptuara, sisteme digjitale që përdoren nga këto grupe kriminale. Shohim përdorimin e këtyre parave të fituara nga aktivitete kriminale për të rritur këtë aktivitet, për të korruptuar elementë që duan ta luftojnë si polici, prokurorë, e gjyqtarë e për të dëmtuar konkurencën e ndershme. Kjo shtrirje e gjerë që është kaq komplekse që përdor metoda të fudnit të teknologjisë kërkon kundërpërgjigje të fortë. “, tha Kraja.

“Ne duhet të flasim me punë konkrete, duhet të themi çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. E menduam takimin ndryshe që të ftojmë studentë të drejtësisë, kandidatë për prokurorë, që t’i japim mundësi që të flasin edhe ata. Me rëndësi është që të shohim se çfarë duhet të diskutojmë”, u shpreh Kraja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...