12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Euro vijoi forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me Lekun edhe ditën e premte

Euro vijoi forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me Lekun edhe ditën e premte.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e mbylli javën në nivelin e 117.49 lekëve, në rritje me pothuajse 1.4 pikë krahasuar me të enjten dhe me afërsisht 4.3 pikë krahasuar me datën 28 dhjetor, kur Euro preku minimumin e saj historik prej 112.83 lekësh. Për një javë, Euro ka rifituar të gjithë terrenin e humbur në dy muajt e fundit dhe ka prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit nëntor.

Sipas burimeve nga tregu, ringritja e shpejtë e Euros i detyrohet një rritje të papritur të kërkesës nga tregu në ditët e fundit të muajit dhjetor, sidomos nga bizneset. Agjentët e tregut hipotizojnë se një ndikim të konsiderueshëm mund të ketë dhënë rritja e zakonshme, e përqendruar, e shpenzimeve publike gjatë muajit dhjetor.

Kjo ka sjellë një rritje të fortë të ofertës së Lekut në tregun valutor. Në këto kushte, shumë biznese mund të kenë shfrytëzuar likuiditetin e lirë të krijuar për të blerë në avancë rezerva Euroje, duke parë kursin e ulët historik të monedhës europiane.

Nga ana tjetër, ekspertët e tregut nuk përjashtojnë që rënia e Euros të lidhet edhe me blerje në vlera të mëdha nga korporata të veçanta. Përgjithësisht, lëvizjet forta në një kah në tregun valutor shqiptar ndodhin kur ka një kërkesë të madhe, të përqendruar në një periudhë të shkurtër kohore. Duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut, një kërkesë e tillë nxit një goditje të fortë në kursin e këmbimit valutor.

Nëse kërkesa e fortë për Euro në ditët e fundit ka ardhur si rezultat i blerjeve në avancë prej bizneseve, ekspertët mendojnë se kjo do të ndikojë në një kërkesë më të ulët për monedhën europiane deri në fund të tremujorit të parë. Në këtë rast, gjasat janë që Euro të pësojë sërish një rënie graduale për periudhën në vijim.

Megjithatë, parashikimet për kursin e këmbimit valutor ngelen subjekt i një pasigurie të lartë, edhe duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve lokale në muajin maj.

Vitet zgjedhore shoqërohen me rritje të shpenzimeve publike në muajt që paraprijnë zgjedhjet, që nënkupton më shumë ofertë leku në treg. Por, nga ana tjetër, historia ka treguar se në periudhat parazgjedhore ka një rritje të flukseve valutore nga burime informale. Kjo përkthehet kryesisht rritje të ofertës së Euros.

Në ditët e para të këtij viti leku po humbet terren terren me ritme të shpejta edhe ndaj valutave të tjera kryesore, duke filluar nga dollari amerikan dhe paundi britanik. Megjithatë, kjo reflekton forcimin e këtyre valutave ndaj Euros në tregje ndërkombëtare dhe nuk lidhet me zhvillimet në tregun e brendshëm valuator./ Burimi: Monitor

Burimi: Banka e Shqiperise

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...