5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Europa fillon uljen e çmimeve të apartamenteve, në Tiranë periferia shtrenjtohet edhe 14% ketë vit

Çmimet e apartamenteve kanë filluar të bien në vendet e Bashkimit Europian. Tendenca rënëse e çmimeve ka nisur që në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Eurostat për 3-mujorin e katërt të 2022 çmimi mesatar i apartamenteve është ulur 1,7% në eurozonë dhe 1,5% në BE-krahasuar me 3-mujorin paraardhës.

Eurostat thekson se kjo është rënia më e madhe tremujore për çmimet e apartamenteve në zonën e euros që nga 3-mujori i katërt i 2008-s (-1,7%) dhe që nga tremujori i parë i vitit 2009 (-1,9%) për BE-në.

Në Tiranë rritja e çmimeve nuk ndalet

Sakaq në Tiranë për 2022 çmimet e apartamenteve vijuan tendencën e tyre rritëse. Për 6 mujorin e parë të vitit të kaluar në Tiranë çmimi i pasurive të patundshme rezultoi 28,4% më shtrenjtë se 6 mujori i mëparshëm.

Në raport më vitin 2021, çmimet e pronave për periudhën janar-qershor 2022 ishin 39% më shtrenjtë sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë.

Tendenca e rritjes së çmimeve ka vijuar edhe për këtë vit në Tiranë. Në zonat periferike siç është Fresku çmimet e apartamenteve janë rritur 14%. Nga 700 euro për metër katror që ishte çmimi maksimal në këtë zonë ka arritur 800 euro, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme.

Për zona si Komuna e Parisit çmimet e apartamenteve në ndërtime të reja vijojnë të jenë 2,200 euro për metër katror, nga 1,700 euro për metër katror që arriti në 2021-2022 çmimi maksimal. Ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimi më i lartë është 3,500 euro për metër katror për ndërtimet e reja.

Agjencitë imobiliare pohojnë se rritja e çmimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i kërkesës dhe shtrenjtimi i kostove, veçanërisht në zonat e reja rezidenciale që ofrojnë shërbime të shtuara.

Për aktorë të tjerë të tregut rritja e çmimeve në kryeqytet ndikohet nga fluksi i parasë informale. Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve nëse do të miratohet amnistia fiskale, pasi shumë individë, kryesisht emigrantë të ardhurat e disponueshme informale do të nxitojnë t’i legalizojnë në blerjen e apartamenteve.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arrti rekord në 2022

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme në vend po rritet me shpejtësi. sipas INSTAT “Pasuritë e paluajtshme- real estate” ishin sektori më rritjen më të lartë në 2022, me 11.21%. Jo vetëm ky zgjerim është më i larti nga të gjithë sektorët e tjerë në 2022, por ai shënoi dhe një rekord më vete, duke pasur ecurinë më të mirë të dy dekadave të fundit. Në vlerë pasuritë e paluajtshme arritën në rekordin e 119 miliardë lekëve, ose mbi 1 miliardë euro.

Edhe ndërtimi ka arritur një nivel rekord në 2022, me vlerë prej 207 miliardë lekësh, ose 1.7 miliardë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...