14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Evi Kokalari: Heqja dorë nga mbështetja për Donald Trump dhe kritika ndaj politikanëve shqiptarë

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka bërë një prononcim publik duke theksuar se këtë herë ka vendosur të heqë dorë nga mbështetja për ish-presidentin e SHBA, Donald Trump. Në postimin e saj, ajo ka shprehur qëndrimin se do të përqendrohet në ekspozimin e agjendave që bien ndesh me interesat amerikane dhe që kanë të bëjnë me politikanët shqiptarë. Gjithashtu, ajo ka kritikuar politikanët shqiptarë që përdorin takimet në Uashington për përfitime personale dhe për të mbrojtur veten nga hetimet e mundshme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Komentari mbi Vizitën e Deputetëve Shqiptarë në SHBA dhe Intervistën e Ahmetajt

Duke komentuar vizitën e deputetëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari zbuloi se politikanët shqiptarë po shfrytëzojnë takimet në Uashington për interesat e tyre, sikundër është përdorja e fotove për t’u mbrojtur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në rast se kjo e fundit nis hetimet për ndonjë nga ata. “Këto ardhjet tuaja tek mëngjesi i lutjeve ne Uashington DC te dashur politikane Shqiptare, thjeshte për te bere disa foto dhe për ti shpërndare ne media, a thua se keni ndonje miqësi te konsoliduar me kongresmen amerikane, te përzien stomakun. Shumica e fytyrave qe kam pare ne fotot qe qarkullojnë jane te korruptuar koke dhe këmbe, dhe duhet te ishin gjykuar tashme nga SPAK. Ta dine këta amerikanët çfarë monstrash jeni, me besoni, as sytë nuk do t’ju hidhnin. Nuk ka foto dhe takim qe do t’ju shpëtoj. Te gjithe pa përjashtim, do dilni përpara drejtësi sepse shume dëme i keni bere atij populli”, shprehet ajo.

Më tej në një status tjetër, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari komentoi edhe intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dy ditë më parë në televizionin “Syri Tv”. Zonja Kokalari sulmoi gazetarin Çim Peka që i dha hapësirë televizive Ahmetajt të flasë. “O strateg – po keni dy vjet qe shani SPAK-un dhe e quani vegël te Ramës dhe organizate kriminale dhe ish zëvendësin e Ramës qe SPAK do ta arrestoj dhe ju ka ikur, shkon pikërisht t’i ta intervistosh. E kuptoj qe e ke për ratings, po ju vete e ndërtoni narrativen fallco e vete e shkatërroni. Nuk di kur do ta kuptoje Berisha qe gabimi i tij me i madh është kualiteti i intelektit qe ka mbledhur rreth vetes”, theksoi ajo.

Mesazhi për Mediat në Shqipëri dhe Kosovë

Ndërkohë aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari foli edhe për mediat në Shqipëri dhe Kosovë. “Unë i jam tmerruar ne fakt, çfarë ka ndodhur ne Shqipëri sepse mënyra si është trajtuar, teoritë konspirative qe kane dal, për ne ngjarje tipik kriminale…” – gazetari i Kosovës Vehbi Kajtazi për trajtimin e ngjarjes Murseli nga media Shqiptare. Ne fakt, Top Channel duhet te bej nje deklarate per këtë rast skandaloz dhe t’i kërkojë falje jo vetëm Pacollit, por mbi te gjitha familjes se Liridones, për neglizhencës profesionale te treguar dhe për shpifjet e dala nga emisionet e saja. Duma vete duhet te kërkoj falje. 1- Behgjet Pacollit për shpifjet dhe analizat e bëra tek ajo; 2- Jetlir Zyberaj për mënyre se i e trajtoi dhe e sulmoi ne studio, ndërkohë qe ai me te drejte po mbronte Pacollin. Vetëm kështu mund ti kthehet pak serioziteti medias ne Shqipëri”, nënvizoi Kokalari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...