11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Deklarta e forte e gazetarit, humbja e 250 kg heroinë në Belgjikë shkaktoi vrasjen e djalit të “Buzëderrit” në Vlorë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka prezantuar detaje të reja rreth vrasjes së Gëzim Sinomatit në Vlorë. Sipas Hoxhës, vrasja ka ndodhur si pasojë e humbjes së një ngarkese prej 250 kilogramë heroinë në Belgjikë.

Sipas Hoxhës, vrasja e Sinomatit ka ndodhur për shkak të humbjes së një ngarkese prej 250 kilogram heroinë në Belgjikë. Gazetari shton se ngarkesa ishte duke u transportuar nga disa persona nga Veriu i Shqipërisë dhe u marrë nga persona të afërt me Sinomatin.

“Më rezulton se shkak është humbja e një ngarkesë prej 250 kg heroinë. E dimë kush e sjell heroinën në Shqipëri.

Kjo ngarkesë ka humbur në Belgjikë, personat që e çonin ishte nga Veriu i Shqipërisë. Ishin persona të afërt të Gëzim Sinomatit. Kundërshtarët kanë kërkuar kthimin e ngarkesës, ose do të reagonin.

Kur kanë humbur shpresën, ata kanë sulmuar personin që arritën të kapnin. Për heroinën në Shqipëri ka 3 qendra, Fieri, Elbasani dhe Shijaku.

Territori më i afër me Vlorën është Fieri, kjo është një ngjarje e rëndë, jemi ende pa autor”, deklaroi Hoxha. Kujtojmë se Gëzim Sinomati, 22 vjeç u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë.

I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal. Babai i 22-vjeçarit njihej në Vlorë dhe me nofkën “Sokol buzëderri”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...