13.5 C
Tiranë
Thursday, February 5, 2026
spot_img

“Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s” – Mediu në Forumin e Sigurisë në Uashington

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti shqiptar Fatmir Mediu, në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Mediu theksoi rëndësinë e një Evrope të fuqishme dhe të bashkuar brenda NATO-s. Ai deklaroi:
“NATO nuk është një marrëdhënie ku SHBA shpëton Evropën apo anasjelltas, por një aleancë e integruar, ku siguria e Evropës lidhet drejtpërdrejt me atë amerikane.”

Ai ripërsëriti mesazhet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për ndarjen e barrës brenda Aleancës dhe nevojën për rritjen e shpenzimeve dhe kapaciteteve ushtarake. “Evropa është e aftë të mbrohet, por vetëm nëse rrit shpejt shpenzimet për mbrojtjen dhe kapacitetet ushtarake,” tha Mediu.

Forumi trajtoi gjithashtu bashkëpunimin strategjik në Ballkan. Mediu u shpreh: “Ndërtimi i një bashkëpunimi politik dhe ushtarak i vendeve të NATO-s në Ballkan, përfshi dhe Kosovën, është domosdoshmëri.” Kongresmeni amerikan Keith Self mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Aleancë, duke e cilësuar atë një “kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.”

Mediu paralajmëroi gjithashtu sfidat që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar në rajon: “Korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me kartelet e drogës mbeten kërcënime serioze për Ballkanin dhe Shqipërinë.”

Në aktivitet morën pjesë dhjetra kongresmenë amerikanë, ushtarakë të lartë, eurodeputetë, deputetë nga vendet e Ballkanit dhe Gjermanisë, si dhe përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), duke e kthyer forumin në një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim strategjik.

“Mesazhi i qartë i këtij forumi është se Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s dhe me partneritet të ngushtë me SHBA,” përfundoi Mediu, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...

Taulant Kondi emërohet drejtor i ri i Policisë Bashkiake Vlorë

0
Pas më shumë se një muaji pa drejtues të emëruar, Policia Bashkiake e Vlorës ka një lider të ri. Taulant Kondi është zyrtarisht emëruar...

SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshim vendi dhe formati të bisedimeve bërthamore

0
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë kërkesën e Iranit për zhvendosjen e bisedimeve të planifikuara për të premten...