-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Evropianët përkrahin Kamala Harris për President të SHBA-së, ndërsa Trump gjen mbështetje në disa vende lindore

Me afërsinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor, vëmendja globale është përqendruar tek këto votime që kanë ndikim edhe përtej kufijve amerikanë, duke marrë parasysh fuqinë politike, ekonomike dhe kulturore të SHBA-së. Sondazhet në SHBA tregojnë një garë të ngushtë ndërmjet kandidates demokrate Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

Një sondazh nga Gallup International Association zbulon se shumica e evropianëve do të mbështesnin Kamala Harris nëse do të merrnin pjesë në zgjedhjet amerikane. Në veçanti, Kosova shfaq një përkrahje të fortë për Harris me 55% të votave, ndërsa vetëm 27% do të mbështesnin Trumpin.

Shtetet skandinave, që njihen për vlera të larta emancipimi dhe afërsi me demokracinë liberale të Partisë Demokratike, gjithashtu do të votonin në përqindje të larta për Harris: Danimarka (85%), Finlanda (82%), Norvegjia (81%) dhe Suedia (81%).

Në anën tjetër, vetëm tetë vende evropiane do të mbështesnin Trumpin, përfshirë Serbinë dhe Hungarinë, ku mbështetja për të është më e larta. Sondazhi tregon se 59% e serbëve do të votonin për Trumpin, ndërsa edhe Rusia me 43% mbështetje ndjek të njëjtën linjë. Në këtë grup përfshihen vende si Gjeorgjia dhe Moldavia, të cilat shpesh përafrohen botëkuptimisht me pikëpamjet konservatore që përfaqëson Trump.

Këto zgjedhje jo vetëm që janë të rëndësishme për SHBA-në, por reflektojnë edhe ndarjet e thella të vlerave në shoqërinë globale, duke bërë që shumë vende evropiane të ndjekin me interes të madh se cili kandidat do të fitojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT