14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Familja e Sulo Halilit mohon lajmet për ndarjen nga jeta të nënës së të riut: “Është mirë me shëndet”

Pas lajmeve të përhapura se nëna e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili nga Tepelena, i cili u vra në Greqi më 8 nëntor, kishte ndërruar jetë nga tronditja, familja ka reaguar duke i mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Gjithçka është mirë, gruaja është mirë. Çfarë budallallëqesh janë këto që po shkruajnë? E di që i shkruajnë kudo, por fola me të. Duam të dimë kush e publikoi i pari,” tha tezja e 27-vjeçarit, duke i dhënë fund dyshimeve që qarkulluan në media dhe rrjete sociale.

Sulo Halili u gjet i vrarë dhe i djegur brenda makinës së tij në rajonin Skourta të Viotias, në Greqi. Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet të jetë joshur në Vilia për të takuar një grua përmes një aplikacioni takimesh, por në vend të një takimi, ishte ngritur një kurth i mirëorganizuar.

Autorët e mbajtën peng Halilin për rreth 24 orë, ku e torturuan dhe më pas e qëlluan. Trupi i tij më pas u transportua në Skourta dhe iu vunë flakën brenda makinës. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...