19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Familja hap dyert e mortit, përcillet për në banesën e fundit Dalan Alliaj, u bra nga kushëriri i tij

Banorët e Levanit dhe familjarët po përcjellin sot për në banesën e fundit Dalan Alliaj, 36-vjeçarin që mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në fshatin Gjorm, Selenicë. Ceremonia pritet të nisë në orën 13:00, ndërsa dyert e mortit janë hapur në banesën e tij.

Viktima, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një servisi automjetesh, përshkruhet nga banorët si një njeri model, punëtor dhe korrekt. Një prej banorëve e përshkroi familjen Alliaj si “fisi më punëtor në rruzull”, duke theksuar se çdo gjë e kanë bërë me djersë.

Autori i dyshuar, Bertil Alliaj, kushëriri 32-vjeçar i viktimës, dyshohet se ka kryer vrasjen për një konflikt me motive të dobëta. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se e ka kryer aktin “për një arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë të hetimit.

Strukturat e policisë dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...