7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Familja shqiptare torturon 23-vjeçaren një ditë pas dasmës pasi nuk ishte e virgjër

Ruajtja e virgjërisë deri në martesë, edhe në ditët e sotme ka një rol të rëndësishëm në shumë kultura. E këtu nuk bën përjashtim as kultura shqiptare, ku ndër vite shumë martesa kanë marrë fund ende pa nisur mirë. Shpeshherë vajzat që kanë pasur eksperiencë seksuale para martesës, janë gjykuar nga bashkëshorti e familja e tij.

Një rast tronditës ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare përjetoi tmerrin një ditë pas dasmës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, viktima u përball me dhunë psikike e fizike nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dhunë pati edhe nga kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike që e njëjta të bie në kontakt me rrymën dhe të marrë lëndime, të cilat mund të kenë qenë serioze për të.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin e që sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër dhe kjo nuk përputhet me traditat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...