11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Familjarët e 61-vjeçares akuzojnë mjekët për mungesë kujdesi në Spitalin e Fierit

Familjarët e 61-vjeçares Fatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësor në spitalin rajonal të Fierit. Ata pretendohen se mjekët nuk i dhanë kujdesin e duhur nënës së tyre, e cila kishte shfaqur simptoma shqetësuese.

Klotina Topulli, e bija e Fatjana Dajkos, ka dhënë një përshkrim të ngjarjes në lidhje me mënyrën si u trajtua nëna e saj në urgjencën e spitalit. Sipas saj, e atin kishte marrë nënën e saj në spital në orën 10 pa dhjetë, pasi ajo kishte ndjerë shtërngim në gjoks dhe dhimbje në mes të shpatullave. Në spital, mjekët e kishin matur tensionin dhe oksigjenin, i kishin bërë një qetësues dhe i kishin vendosur një hapje nën gjuhë.

Përkundër simptomave të shqetësuese dhe ndihmës të ofruar, pasi qëndroi 10 minuta shtrirë, mjekët i thanë të ngrihej dhe të ulej te stolat në korridorin e urgjencës. Më vonë, kur e moshuara kërkoi të maten përsëri tensioni i saj, ajo raportoi se doktorja e kishte refuzuar duke i thënë se nuk kishte asgjë dhe se po përjetonte ankth dhe stres.

Familjarët e Dajkos po kërkojnë përgjegjësi për atë që ata e përshkruajnë si një trajtim të papërshtatshëm dhe të pamjaftueshëm në një moment kritik.

opennews.al

Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq.Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve,nuk ndihem mirë. E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu…morëm makinën tonë dhe e çuam. Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.

Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin. Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë.Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...