7.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Familjarët e Daut Laze: Nuk kemi dijeni për vendndodhjen e tij, vijon kërkimi policor

Familjarët e Daut Laze, 49-vjeçarit që u arratis nga burgu i Shënkollit dy ditë më parë, kanë mohuar të kenë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Ata jetojnë në zonën e Astirit, në Tiranë, ndërsa Policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Nëna e Lazes ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që nga momenti i arratisjes. “Laze nuk ka ardhur në shtëpinë e tij”, është shprehur ajo.

Duke qenë se 49-vjeçari njihet si person besimtar, kontrolle janë ushtruar edhe në xhami dhe ambiente të tjera fetare në Tiranë.

Ndërkohë, mëngjesin e së mërkurës, tre oficerë të Policisë së Burgjeve janë arrestuar, pasi ishin në detyrë në momentin kur Laze përfitoi nga neglizhenca e tyre për t’u larguar nga ambientet e burgut. Kërkimet për kapjen e tij vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...