8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Farmacitë në SHBA tani do të lejohen të shesin pilula aborti por gjithmonë të shoqëruara me recetë

Farmacitë në SHBA tani do të lejohen të shesin pilula aborti, njoftoi të martën Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) , një masë që do të zgjerojë ndjeshëm aksesin e grave ndaj abortit , në një kohë kur gjithnjë e më shumë shtete po përpiqen të kufizojnë të drejtën.

Për të blerë pilulat do të kërkohet një recetë mjekësore . Deri më tani këto pilula ishin të disponueshme vetëm në disa farmaci online ose gratë mund t’i merrnin ato nga mjekët ose klinikat.

Kërkesa për pilulën e abortit është rritur në SHBA që kur Gjykata e Lartë në qershor përmbysi vendimin historik Roe kundër Wade që mbronte të drejtën e grave për të abortuar për gjysmë shekulli.

Pilulat e abortit përdoren tashmë në më shumë se gjysmën e aborteve në SHBA, sipas ekspertëve. Për më tepër, ato janë gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave politike dhe ligjore mbi të drejtën e abortit.

Vendimi i FDA u mirëprit nga Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU).

“Ne jemi të kënaqur që FDA ka zgjeruar aksesin në farmaci në këtë ilaç të sigurt dhe efektiv ,” tha Julia Kay, avokate e stafit në Projektin e Lirisë Riprodhuese të ACLU.

Marjorie Dannenfelser, presidente e organizatës kundër abortit Susan B. Anthony List, nga ana e saj kritikoi vendimin. “Administrata Biden ka demonstruar edhe një herë se po i vendos fitimet e industrisë së abortit përpara sigurisë së grave dhe jetës së fëmijëve të palindur, ” u ankua ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...