8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Fasha 800kWh/ Vasili: “Ndërkohë që çmimet e energjisë janë në rënie të vazhdueshme qeveria e Edi Ramës vendos rritjen e çmimit”

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë për mediat se çmimet e energjisë në vend së bashku me ato të karburanteve po rriten në mënyrë abuzive nga qeveria pasi sipas tij në bursa ato po përballen me nivelet e paraluftës.

Ndërkohë që çmimet e energjisë janë në rënie të vazhdueshme qeveria e Edi Ramës vendos rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët.
Qeveria dhe ERE mesa duket nuk e kanë marrë në konsideratë që çmimi energjisë në bursën HUPX nga data 22 Tetor deri në datë 29 Tetor është mesatarisht 144 Euro/ MËh.

Nëse fasha 800 këh nuk u vendos në Tetor me argumentin e rritjes së rezervës energjitke, pse duhej të vendosej në Nëntor-Dhjetor 2022, kur çmimet në bursë janë më të ulëtat që kanë qenë para Tetorit të vitit 2021?

Të blesh energji në treg të lirë me çmim rreth 150-200 Euro/MËh dhe t’ja rishesësh qytetarëve të tu me 375 Euro/MËh, ndërkohë që BE dje njoftoi dhënien e grantit prej 80 milionë euro për krizën energjetike, është diskriminim dhe bëhet vetëm për arsye korruptive.

 

 

Të neglizhosh të dhënat historike të sektorit, të vazhdosh me plane investimesh korruptive dhe ndërkohë rëndon xhepin e qytetarëve është abuzim dhe vjedhje.

Projektligjet e Partisë së Lirisë janë në Kuvend por për këta abuzues dhe vjedhjes në pushtet vetëm bllokojnë çdo iniciativë.

Këta mendojnë vetëm se si të vendosin taksa të jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë.

Pasi kanë shpërdoruar qindra milion euro gjoja investime që nuk kanë sjellë asnjë përmirësim perveçse kanë përfunduar në xhepat e qeverisë dhe klientëve të saj.
Borxhi i ndërsjelltë ndërmjet kompanive publike në sektorin e energjisë arriti në fund të qershorit 2022 në 156 miliardë lekë ose 1,3 miliardë euro duke arritur një rekord historik.

Dhe humbjet teknike vazhdojnë të jenë 20% pa u ulur aspak megjithatë qindra milionë euro investime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...