5.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Fatbardh Kadilli: “Ndryshimi i partisë sonë është sfidë e vështirë, nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën dhe Berishën kemi mashtruar veten dhe botën”

Në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij Fatbardh Kadilli u shpreh se Partia Demokratike duhet të shkëputet nga e shkuara dhe nga udhëheqësit e së shkuarës.

“Ndryshimi i partisë sonë është sfidë e vështirë. Jemi ne që ia lamë partinë Bashës që ta uzurponte për interesa personale. Ne na mungon kultura e lirisë dhe demokracisë , ndaj dalja nga gjendja nuk kërkon angazhim të madh. Vetëm nëse ne besojmë se askush nuk do të jetë mbi parimet atëherë ne vërtetë do të kemi demokraci.  Partia Demokratike nuk ka nevojë për heronj, por për demokraci.

Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën dhe Berishën kemi mashtruar veten dhe botën. Unë e di që në PD ka njerëz me vizion, mes anëtarëve ka njerëz me vizon. Ky duhet të jetë qëllimi të zgjedhim një udhëheqës që mendon si europian…jo si europian falso. Duhet të shohim në sy të metat dhe gabimet tona. Nevoja e PD sot është të bëjë një shkëputje të fortë nga e shkuara dhe udhëheqësit e së shkuarës. Detyra jonë nuk është të ndezim revolucion apo të rrëmbejmë armët, populli ka të drejtë të protestojë, PD ka detyrë të tregojë rrugë të ndryshme nga ajo e Edi Ramës”, tha Kadilli. 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...