2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Fation Semanjaku reagon pas shoqërimit nga Policia: “Bin Bash jep dorëheqjen, dëmi që ti dhe banda e Rilidnjes”

Kandidati demokrat për Qarkun e Fierit, Fation Semanjaku, ka reaguar pas shoqërimit të tij nga Policia mbrëmjen e së dielës, një veprim që ai e konsideron si një shfaqje të frikshme dhe të ndyrë të Edi Ramës dhe sistemit të tij. Në një deklaratë zyrtare, Semanjaku e cilësoi shoqërimin si një akt të pasinqertë dhe të politikës së frikës, që sipas tij ka përfshirë vendin për 12 vjet.

Kandidati i PD-së, gjithashtu, ka akuzuar kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, për lidhje me bandat kriminale, të cilat, sipas Semanjakut, kanë sponsorizuar karrierën politike të tij. “Bin Bash, ti s’je kryetar i Bashkisë së Fierit, pasi Bashkia ka aksionerë disa kriminelë ordinerë, delikuentë me emër në këtë qytet. Ata janë që kanë sponsorizuar rrugën e tij në politikë,” tha Semanjaku.

Ai vijoi akuzat ndaj Subashit, duke theksuar se ai është “i kapur” dhe “i tredhur” nga bandat, dhe se përdor dhunën për të mbajtur kontrollin në Bashki. Semanjaku e quajti të paimagjinueshëm dëmin që Subashi dhe sistemi i Rilindjes kanë shkaktuar në Fier dhe kërkoi dorëheqjen e tij, duke i bërë thirrje që të lërë detyrën për t’i hapur rrugë një qeverisjeje të ndershme dhe të pastër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...