22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Dritan Cani denoncon keqmenaxhimin e fondeve publike dhe korrupsionin zgjedhor në Belsh

Një denoncim i fortë i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Belsh, Dritan Cani, ka çuar në hapjen e një dosjeje penale në Prokurorinë e Elbasanit. Cani ka ngritur akuza për keqmenaxhim të fondeve publike dhe korrupsion zgjedhor, pas një denoncimi të postuar në median sociale “Facebook”.

Sipas Canit, punimet e asfaltimit të një rruge lokale, të kryera nga kompania “Vëllezërit Hysa” në Belsh, janë një manovër përfitimi nga ana e autoriteteve lokale, pasi rruga ndodhet në lagjen e Kryetarit të Partisë Socialiste në këtë qytet. Denoncimi është bërë një ditë më parë, dhe kandidati i PD-së ka ngritur dyshime se këto punime janë realizuar vetëm 5 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare, për të tërhequr mbështetje nga zgjedhësit.

Në videon e postuar, Dritan Cani thekson se ky është një shembull tipik i manipulimit me qytetarët, duke pretenduar se pas 12 vitesh injorimi, tani autoritetet vendore kujtohen për nevojat e komunitetit, vetëm një javë para zgjedhjeve. “E denoncojmë publikisht këtë fakt, sepse gjatë gjithë këtyre viteve këta njerëz janë gënjyer, janë mashtruar dhe tani kjo është farsa e rradhës, me të cilën mundohen ti gënjejnë për t’i marrë votat,” tha Cani.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, duke pyetur disa persona dhe verifikuar përdorimin e fondeve për këto punime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...