18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Fatmir Mediu thirrje qeverisë: “SHBA ka vendosur sanksione ndaj kompanive që kanë mbështetur Rusinë, këto kompani nuk duhet të ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri”

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ka bë sot thirrje qeverisë shqiptare që t’i bashkohet sanksioneve të marra nga SHBA për kompanitë kineze të cilat kanë mbështetur Rusinë.

Në lidhje me krizën ekonomike, Mediu u shpreh se do të jetë një krizë e gjatë dhe se qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Duke vlerësuar shqetësimin e Gjylametit, mendoj që është koha që qeveria dhe Parlamenti të shohë krizën ku ndodhemi që nuk do të jetë as e shkurtër as momentale dhe do të kapë shumë sektorë të ekonomisë. Qasja e qeverisë të mos jetë selektive.

Edhe në aktin normativ, jeni përqendruar në një fushë për një interes ekonomik. duhet ta mbështesim biznesin por duhet një qasje në tërësi për problemet me të gjithë ekonominë. Duhet një subvencionim i lëndëve të para sepse kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e biznesit sepse ata që do të paguajnë në fund janë qytetarët me taksa dhe çmime.

Duhet shikuar një këndvështrim tjetër, siç është siguria. Po e shohim qe problemet e sigurisë ndikojnë edhe në ekonominë e vendeve.

 

 

Ndaj qasja si Parlament dhe qeveri duhet për të parë se cilat janë hapat e nevojshme që duhen ndërmarrë.

Samiti i NATO dua ta them hapur, duhet të jemi krenarë e të vlerësojmë më shumë se kurrë edhe dokumenti i miratuar në Madrit faktin që jemi pjesë e NATOs.

Arritje e parë ishte hapi i hedhur për Finlandën dhe Suedinë.

Anëtarët kanë përcaktuar qartë që Moska është kërcënimi më i madh. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një akt agresioni ndaj një shteti që do të mbrohet.

A jemi ne larg ne?

Ne duhet të arrijmë tri pika: Kontribuues e të arrijmë nivelet që kërkohen, të luajmë një rol të rëndësishëm për situatën dhe interesit të shqiptarëve në rajon dhe të jemi një faktor stabiliteti.

Në këto situata janë përcaktuar edhe risqet e Ballkanit.

Krahas debateve për cështjet ekonomike Kuvendi të kuptojë strategjinë kombëtare dhe ushtarake dhe si do ta përshtasim.

Kërkoj që Parlamenti të vlerësojë faktin se SHBA 2 dite më parë ka vendosur sasnkione ndaj disa kompanive kineze që kanë mbështetur Rusinë. Nuk jemi as ne të imunizuar.

Kompani ruse që veprojnë këtu kanë qenë të lidhura me këto kompani që kanë shkelur sanksionet.

Ndaj i takon qeverisë dhe Kuvendit që të flasë qartë dhe hapur që këto kompani nuk duhet të ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...